MPJ-Maqedoni: Mendimet e anëtarëve të Komisionit për Histori nuk duhet të interpretohen si qëndrime shtetërore

February 3, 2022
1 minut lexim

Puna e Komisionit të Përbashkët për Çështje Historike dhe Arsimore është një element i rëndësishëm në përmbushjen e Marrëveshjes së Miqësisë të vitit 2017, njoftojnë nga Ministria për Punë të Jashtme.

“Pas daljeve të fundit publike të përfaqësuesve të Komisionit të Përbashkët për Çështjet Historike dhe Arsimore, dëshirojmë të theksojmë se puna e Komisionit është pjesë e pandashme e zbatimit të Marrëveshjes së Miqësisë 2017.

Në përputhje me nismën e fundit të dy vendeve, të konfirmuar në seancën e përbashkët të dy Qeverive, për zgjerimin dhe thellimin e bashkëpunimit të ndërsjellë në të gjitha fushat, mirëpresim vendimin e dy bashkëkryesuesve të Komisionit për intensifikimin e punës së Komisionit, me qëllim tejkalimin e dallimeve për çështjet më të ndjeshme.

Ne e kuptojmë nevojën që anëtarët e Komisionit, veçanërisht të bashkëkryesusve të tyre, t’i paraqesin publikisht qëndrimet dhe opinionet e tyre, por të njëjtat nuk duhet të interpretohen si qëndrime shtetërore dhe as si pjesë e qëndrimeve politike të dy Qeverive.

Që këtu, të dy Qeveritë u bëjnë thirrje edhe një herë të gjithë faktorëve, përfshirë këtu edhe anëtarëve të Komisionit për Çështjet Historike, që të ruajnë dinamikën e aktiviteteve tashmë të dakorduar, që korrespondon me intensitetin e ri të komunikimit të forcuar mes dy vendeve, me qëllim që të shfrytëzohet momentumi i ri për kapërcimin adekuat të dallimeve midis dy vendeve dhe zhbllokimin e procesit eurointegrues të Maqedonisë së Veriut.”, thonë nga MPJ./

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Pyetje e përhershme: Sa është e rëndësishme madhësia e klitorisit për arritje të orgazmës?

Story i radhës

Nuhiu për rastin “Alfa” dhe të tjerët: Nuk ndjehemi fajtor për vendimet që sjell gjyqësori

Të fundit nga

​Kadri Veseli feston datëlindjen e 58-të

Kadri Veseli feston sot ditëlindjen e tij të pesëdhjetetetë. Ai u lind më 31 maj 1967 në Mitrovicë. Shkollimin fillor e kreu në shkollën “Ismail Qemali” në Bair të Mitrovicës. Dy vite

Horoskopi i datës 31 maj 2025

Dashi Gjatë kësaj dite do përjetoni emocione kontradiktore dhe shpesh nuk do dini as se si të veproni. Ju të dashuruarit nuk do bëni aspak lëshime dhe do doni që partneri të
sqmken
ShkoLartë