MPJ: Informacioni se si RMV emërohet në NATO, spekulim tendencioz që synon të dëmtojë reputacionin e vendit dhe të Aleancës

April 20, 2022
1 minut lexim

Njoftojmë se informacioni i publikuar për ndryshim në mënyrën se si Republika e Maqedonisë së Veriut emërohet ose shënohet në NATO, është një spekulim tendencioz që synon të dëmtojë reputacionin e vendit dhe të Aleancës.

Sipas rregullave të NATO-së, të miratuara shumë kohë përpara anëtarësimit tonë, për nevoja protokollare, vendet shënohen me emrat e tyre të plotë, që korrespondojnë me transkriptimin e gjuhës angleze (English Alphanumerical), përveç rasteve kur teknikisht nuk është e mundur.

Për të mos ndryshuar rendi, shtetet anëtare shënohen me dy shkronjat e para të emrit të vendit, nëse është një fjalë, ose me shkronjat e para të të dyja fjalëve, si në rastin tonë kur emri është nga dy fjalë.

Qëllimi i këtij rregulli është të përshtatë emrat e plotë, pa prishur rendin e alfabetit anglez sipas të cilit janë renditur vendet, gjë që është gjithashtu një rregull brenda Aleancës.

Sipas kësaj, për Maqedoninë e Veriut (North Macedonia) përdoret NM, përkatësisht, sipas rendit alfabetik, vendi ndodhet në mes të Holandës (Netherlands- NE) dhe Norvegjisë (Norway – NO).

I njëjti rregull që vlen për ne, theksojmë se vlen edhe për shkurtesat e përdorura për disa vende të tjera – Turqi (TU), Gjermani (GE), Danimarkë (DE), të cilat gjithashtu nuk përputhen me kodet e tyre ISO.

Sa i përket akteve të brendshme të Aleancës, ku në mënyrë specifike është e vendosur, përdoren shkurtesat nga sistemi ISO, ku vendi ynë rregullisht shënohet me kodet përkatëse ISO – MK dhe MKD.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Shano: Politika nuk do të na integrojë në BE, jemi demokraci hibride me institucione vetëm si emër

Story i radhës

Lojtarët rusë dhe bjellorusë, që nuk do të lejohen të marrin pjesë në Wimbledon

Të fundit nga

ShkoLartë