Sipas informacioneve të marra nga Konsullata e Përgjithshme në Selanik, e cila është në komunikim të rregullt me spitalin ku ndodhet i plagosuri nga incidenti i djeshëm në Halkidiki, i plagosuri ndodhet në gjendje stabile dhe jashtë rrezikut për jetën, njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë.
Pas incidentit të djeshëm, Ambasada e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Athinë dhe Konsullata e Përgjithshme në Selanik janë në komunikim të vazhdueshëm me përfaqësuesit zyrtarë të institucioneve të Greqisë dhe të gjitha ndryshimet i raportojnë rregullisht në selinë e Ministrisë së Punëve të Jashtme në Shkup.
Ministria e Punëve të Jashtme thotë se rrjeti diplomatik-konsullor i Maqedonisë së Veriut në Greqi është aktiv, përkundër njoftimeve të rregullta, është në dispozicion edhe për çdo nevojë të institucioneve tona.
Sipas informacioneve të marra nga Ministria e Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut, në fushën e bashkëpunimit operativ menjëherë pas ngjarjes së djeshme, shërbimet e dy vendeve janë në komunikim të vazhdueshëm dhe shkëmbejnë informacione për të mirë të hetimit dhe zbardhjes së rast.
Deri më tani nuk ka pasur sukses në kërkimin e vrasësve që mbërritën dje herët në mëngjes me motoçikleta dhe të maskuar në një objekt në vilat Sunny në Hanioti dhe sulmuan O.B dhe shoqërinë e tij, O.B vdiq nga plagët e marra, ndërsa S.S u plagos dhe ndodhet në spital. Me ta ka qenë edhe një shtetas tjetër i Maqedonisë dhe dy gra. Ata nuk janë të lënduar.