MPJ i dërgoi një notë verbale Sofjes për shkak të deklaratave të eurodeputetit Xhambaski

October 18, 2022
1 minut lexim

Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Maqedonisë së Veriut përmes Ambasadës së saj në Sofje, dërgoi Notë verbale, përmes së cilës shprehu pakënaqësinë e thellë për deklaratat e fundit publike të deputetit të Parlamentit Evropian dhe bashkëkryetarit të partisë politike VMRO- BND, Angell Xhambaski.

Xhambaski në më shumë raste ka shprehur pretendime irredentiste dhe territoriale ndaj Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe ka fyer rëndë reputacionin e përfaqësuesve të lartë shtetërorë të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Duke shprehur kërcënime dhe ofendime të rënda, duke cenuar dinjitetin e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe qytetarëve të saj, z.Xhambaski sillet në kundërshtim me përpjekjet dhe zotimet që dalin nga Marrëveshjes për miqësi, fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim.

Sipas Marrëveshjes për miqësi, fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim, pas kësaj kumtese, presim nga lidershipi shtetëror, Qeveria dhe Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Bullgarisë ta dënojë dhe të distancohet nga deklaratat e Xhambaskit.

Njëherit, Ministria e Punëve të Jashtme do t’i vlerësonte aktivetet eventuale të ndërmarra nga ana e institucioneve kompetente të Bullgarisë, për ndërmarrje të masave për parandalimin e sjelljeve të këtilla dhe të ngjashme.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Alarmojnë mediat greke: Turqia po merr raketa supersonike nga Rusia

Story i radhës

Ju prezantojmë talentin shqiptar nga Italia ai vjen me “Falem-nderit”

Të fundit nga

Drilon Ganiu, sekretar Gjeneral i FFM-së

Pas zgjedhjes së kryetarit të Federatës së Futbollit të Maqedonisë (FFM), Masar Omeragiq, ky i fundit në mbledhjen e mbajtur emëroi bashkëpunëtorët e tij me të cilët do të operojë në federatën më
ShkoLartë