Ministria e Jashtme e Türkiye-s ka ndarë të dhënat e fundit lidhur me ndihmat humanitare që kanë mbërritur në Türkiye nën koordinimin e përfaqësive të jashtme pas tërmeteve të fuqishme që goditën vendin më 6 shkurt, transmeton Anadolu.
Ministria nga llogaria e saj Twitter ka bërë një postim me grafikë në të cilën përfshihen ndihmat humanitare.
Sipas kësaj, në zonat e tërmetit 16 shtete kanë instaluar 34 spitale fushore, ndërsa deri më tani në Türkiye kanë mbërritur 179.655 tenda, 2.076 kontejnerë për banim të përkohshëm dhe 2.075 njësi higjienike mobile.
Në kuadër të ndihmave humanitare, në Türkiye kanë mbërritur 1.879.145 batanije, 269.747 çanta gjumi, 96.462 shtretër, 33.810 gjeneratorë, 7.488 tonë veshje, 4.109 tonë produkte mjekësore higjienike dhe 6.908 tonë ushqime.