MPJ e Maqedonisë me ngjyrat e flamurit ukrainas në shenjë solidariteti me Ukrainën dhe popullin ukrainas

February 24, 2022
1 minut lexim

“24 shkurti është një ditë e trishtë për Ukrainën dhe një ditë e zezë për Evropën.

Me sulmin ndaj Ukrainës, Kremlini ka shkelur edhe një herë rëndë të drejtën ndërkombëtare, me çka ka sjellë vuajtje dhe ka dëmtuar fqinjët e saj të afërt, si dhe ka shkelur sovranitetin dhe kufijtë e Ukrainës.

Njëherazi, veprimet e këtilla kanë vënë në pikëpyetje rendin e paqes në kontinentin tonë. Andaj është e pajustifikueshme. Lufta dhe zjarri nuk janë shaka, ndërsa përdorimi i forcës dhe detyrimit nuk ka vend në shekullin e 21-të.

Sonte e ndriçuam Ministrinë e Punëve të Jashtme me ngjyrat e flamurit ukrainas, me të cilin duam të dërgojmë një mesazh të fortë mbështetjeje dhe solidariteti me Ukrainën dhe popullin mik ukrainas, në këto momente të vështira. Popujt tanë janë të njohura për shtrirjen e dorës ndaj atyre që kanë nevojë, diçka që është shkruar edhe në histori. Ne do të bëjmë përpjekje që vuajtjet e juaja të ndalojnë”, shkruan në FB, ministri i Jashtëm, Bujar Osmani.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Dëshmia e Ramës te “Inceneratorët”, PD: Firma e tij legjitimoi çdo vendim, nuk mund të shmanget

Story i radhës

MPJ e Maqedonisë vendos ngjyrat e flamurit ukrainas në shenjë solidariteti me Ukrainën dhe popullin ukrainas

Të fundit nga

Zemra e Trump-it papritmas bën TikTok

„Sa i përket TikTok-ut, ne do ta ndalojmë atë në SHBA. Unë kam këtë fuqi. Mund ta bëj me një dekret presidencial.“ – Presidenti i ardhshëm i SHBA-së, Donald Trump (78), në
ShkoLartë