MPJ: Dënojmë gjuhën e urrejtjes në ndeshjen e futbollit mes RMV-së dhe Bullgarisë

min lexim

Ministria e Punëve të Jashtme ka dënuar shprehjen gjuhës së urrejtjes gjatë ditës së djeshme në ndeshjen e futbollit Maqedoni-Bullgari. Nga MPJ thonë se pikërisht sporti duhet të jetë shembull për raporte të mira dhe respekt të ndërsjellë.

“Ministria e Punëve të Jashtme reagon publikisht dhe e dënon shprehjen e djeshme të gjuhës së urrejtjes, që ka mundur të vërehej gjatë ndeshjes së futbollit ndërmjet përfaqësuesve të Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë. Ngjarjet sportive paraqesin shprehjen më të lartë të parimeve të fer raporteve, respektit të ndërsjellë dhe ndeshjes në frymën sportive. Keqpërdorimi i këtyre ngjarjeve për përhapje të urrejtjes dhe jotolerancës paraqesin kundërthënie thelbësore të idesë së tyre bazë. Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria edhe në të të ardhmen do të vazhdojnë të punojnë në mënyrë aktive në avancimin e marrëdhënieve të ndërsjella, si vende aleate në NATO, partnerë të ardhshëm në Bashkimin Evropian dhe mbi të gjitha, fqinjë të mirë”, thonë nga MPJ.

Marketing

Story i mëparshëm

E rëndë, 46-vjeçari përdhunon vajzën e bashkëshortes, teksa e shoqja po lindte fëmijën e tij në spital

Story i radhës

Shqipëri-Islandë, fitorja objektivi i vetëm i kuqezinjve

Të fundit nga