Më 12 shtator, anëtarët bullgarë të Komisionit të përzier për Histori në kuadër të Marrëveshjes së Fqinjësisë së Mirë me Maqedoninë e Veriut prezantuan rezultatet e punës së Komisionit në fushën e arsimit në Ministritë e Arsimit dhe të Punëve të Jashtme.
Përgatitjet për zbatimin e marrëveshjeve kanë filluar, njoftojnë nga MPJ e Bullgarisë, raporton “BNR”.
“Iniciativa për referendum kundër Marrëveshjes me Bullgarinë nuk do të pengojë përmbushjen e obligimeve të marra nga Shkupi, sepse kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi, e hodhi poshtë atë si antikushtetuese”, tha zëvendësministri bullgar i Punëve të Jashtme, Kostadin Koxhabashev.
“Nga ky këndvështrim, për momentin nuk mendojmë se kjo çështje do të bëhet aktuale, sepse partitë “E Majta” dhe OBRM-PDUKM vetëm po e kontestojnë këtë vendim për momentin, por nga pikëpamja juridike është plotësisht i palëkundur dhe i vendosur”, shtoi ai.