MPJ bullgare: Çdo deklaratë që provokon ose ofendon palën tjetër është e papranueshme

min lexim

Ministria e Punëve të Jashtme e Bullgarisë ka reaguar në lidhje me notën verbale për deklaratat e eurodeputetit Angell Xhambaski.
Nga MPJ bullgare thonë se “Bullgaria gjithmonë ka kërkuar të forcojë dhe thellojë miqësinë dhe marrëdhëniet e mira fqinjësore me Maqedoninë e Veriut. Bullgaria ka bërë shumë përpjekje për realizimin e këtij qëllimi gjatë viteve të fundit”.

Siç njofton AIM, në këtë drejtim, Ministria e Punëve të Jashtme e Bullgarisë thekson se janë absolutisht të papranueshme çdo deklaratë publike që fyen apo provokon palën tjetër. Nga MPJ thonë se deklaratat e tilla nuk përfaqësojnë qëndrimin zyrtar të shtetit bullgar dhe tentativat për t’u paraqitur si të tillë janë të pasakta dhe shenjë keqbesim.

“Pavarësisht provokimeve të shumta kundër Bullgarisë dhe veçanërisht ndaj bullgarëve në Maqedoninë e Veriut në muajt e fundit, Ministria e Punëve të Jashtme bullgare vlerëson se një fjalim i tillë është i papranueshëm dhe jashtëzakonisht kundërproduktiv. Deklarata të tilla nuk janë në interes të bullgarëve në Maqedoninë e Veriut. Ata e largojnë vëmendjen e publikut nga përpjekja e drejtë dhe legjitime e komunitetit bullgar për të drejta të barabarta civile, veçanërisht për shoqërim të lirë dhe mbrojtje të trashëgimisë së tyre kulturore dhe historike”.

“Në përputhje me frymën e Marrëveshjes së Miqësisë, Fqinjësisë së Mirë dhe Bashkëpunimit të vitit 2017 ndërmjet Bullgarisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut, u bëjmë thirrje politikanëve dhe figurave publike në të dy anët e kufirit që t’i drejtojnë përpjekjet dhe mesazhet e tyre për të mbështetur procesin e rimëkëmbjes së besimit dhe vendosjen e marrëdhënieve të mira fqinjësore”, thuhet në reagimin e MPJ-së bullgare.

Story i mëparshëm

Studimi: Kjo është mosha kur partneri pritet më shumë t’ju tradhtojë

Story i radhës

Ndeshja e parë në histori e Shqipërisë me Arabinë Saudite

Të fundit nga