mpb vazhdon me luften kunder tregtise se palejuar me droge dhe arme bastisje mbare territorin e vendit arrestohen me shume persona 67d2ed6343383

MPB vazhdon me luftën kundër tregtisë së palejuar me drogë dhe armë, bastisje mbarë territorin e vendit, arrestohen më shumë persona

March 13, 2025
1 minut lexim

Shkup, 13 mars – Në kuadër të aktiviteteve të përforcuara për zbulimin e kryerësve të veprave penale nga fusha e tregtisë së palejuar me drogë dhe armë, në territorin e mbarë shtetit, MPB kreu aktivitete të koordinuara.

Siç kumtojnë nga MPB-ja, pas urdhërave të siguruar më parë nga gjykatësi i procedurës paraprake, janë kryer 52 bastisje në shtëpitë dhe ambientet ndihmëse në lokalitetet e mbarë shtetit, me ç’rast janë gjetur pushka gjuetie, karabinë, pushka ajrore dhe pistoletë me gas, municion i kalibrit të ndryshëm, fara të bimës kanabis, disa pako me lëndë bimore, pluhuri dhe kokrrizore, tableta ekstazi, thërrmuese, vaga, shiringa të mbushura me lëngje dhe sende të tjera.

large

Gjatë bastisjeve u gjetën edhe të holla për të cilat ekziston dyshimi se kanë prejardhje nga shitja e drogave narkotike.

Në kuadër të aktiviteteve, vetëm gjatë ditës së djeshme, me procedurë të shpejtë ishin parashtruar tre kallëzime penale ndaj katër personave sipas nenit 215 dhe një kallëzim penal për një person sipas nenit 396 të Kodit Penal. Ndërsa, ndaj një personi është lëshuar urdhërarrest vendor. Pas dokumentimit të plotë të rasteve, do të parashtrohen kallëzime përkatëse edhe kundër dy personave të tjerë të pëfshirë.

large

Ministria e Punëve të Brendshme edhe në periudhën e ardhshme do të vazhdojë me masat dhe aktivitetet për parandalimin e veprave penale nga fusha e tregtisë së palejuar me drogë me armë, si dhe për gjetjen dhe arrestimin e kryerësve të këtyre veprave.

BURIMI: zhurnal.mk

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

taravari nenshkruan memorandum me sllovakine epoka e re e telemjekesise dhe e shendetesise ne maqedonine e veriut 67d2ed5d1abdc
Story i mëparshëm

Taravari nënshkruan memorandum me Sllovakinë: Epoka e re e telemjekësisë dhe E-shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut

listat e pd se jonathan pano vendimi i kryesise i duhuri tabaku ka shansin historik te dale gruaja me e votuar ndonjehere 67d2f2bb1a8d1
Story i radhës

Listat e PD-së! Jonathan Pano: Vendimi i Kryesisë i duhuri. Tabaku ka shansin historik të dalë gruaja më e votuar ndonjëherë

Të fundit nga

afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë