Shkup, 6 Dhjetor – Pas kontrolleve të hollësishme nga ana e Departamentit për Kontroll të Brendshëm, hetime kriminale dhe standarde profesionale, Ministria për Punë të Brendshme përmes një kumtese zyrtare të publikuar në ueb faqen e tyre ka informuar opinionin se rasti i përdorimit të paligjshëm të të ashtuquajturve “flashers” nga ana e djalit të zëvendësministrit të Brendshëm e për të cilat në publik të fundit u plasuan një sërë spekulimesh nga disa media të caktuara është zbardhur tërësisht dhe shkelësve të ligjit tashmë u janë shqiptuar masat e disiplinore të parapara me ligj.
Sipas MPB-së nga video inçizimet e siguruara dhe materialet e tjera zyrtare është konfirmuar identiteti i drejtuesit të makinës. Bëhet fjalë për personin me inicialet G.K. 29 vjeç, i cili ka drejtuar automjetin në pronësi të një personi juridik.
Burimi: zhurnal.mk