Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme ka vijuar me intensifikimin e kontrolleve aksionale në fushën e trafikut
Në territorin e qytetit të Shkupit, ku janë shqiptuar gjithsej 252 gjoba, nga të cilat 110 sanksione për drejtim mjeti mbi shpejtësinë e lejuar, 21 masa për drejtim mjeti pa patentë shofer, katër sanksione për mospërdorim të rripit të sigurimit.
Janë vendosur 4 masa për përdorim të celularit, 13 gjoba për automjete të paregjistruara, pesë sanksione për kalim sinjalizim të mbyllur (semafor të kuq), dy masa për moslejimin e rrugës për këmbësorët si dhe një sanksion për shofer fillestar…
Kontrollet e përmirësuara të veprimit vazhdojnë.
“Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit në mënyrë që të rrisim sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thonë nga MPB.