Ministria e Punëve të Brendshme bëri të ditur se shkollat janë të sigurta në Maqedoni, pas incidentit që ndodhi dje në Serbi ku vdiqën 5 nxënës.
Ministria e Punëve të Brendshme, në kuadër të kompetencave të saj, në koordinim me institucionet e tjera, vazhdimisht merr masa në atë drejtim. Sa i përket pjesës së parandalimit, projektet parandaluese janë realizuar për një periudhë të gjatë kohore përmes departamenteve dhe seksioneve të parandalimit të cilat realizohen në shkollat fillore dhe të mesme, përmes të cilave drejtpërsëdrejti adresohen problemet tek të rinjtë dhe po punohet për zbulimin e hershëm si dhe parandalimin e të njëjtave, theksoi policia.
Ata shtojnë se MPB vazhdimisht zbaton kontrolle për rritjen e sigurisë së nxënësve.
“Po kryhen kontrollet tek automjetet e transportit publik që bartin nxnës, kontrollohen nxënësit në hyrje të shkollave, si dhe kontrollohen objektet afër shkollës”, thonë nga MPB.