mpb privohet nga liria 51 vjecari nga prilepi kishte shtene me arme 67f23d1146982

MPB: Privohet nga liria 51 vjeçari nga Prilepi, kishte shtënë me armë

April 6, 2025
1 minut lexim

Me datë 05.04.2025, në bazë të një videoje të shpërndarë në rrjetin social Facebook, dhe për shkak të ekzistimit të shkaqeve të dyshimit për kryerjen e veprës penale nga neni 288 dhe 396 të Kodit Penal të Republikës së Maqedonisë së Veriut, zyrtarët policorë nga Drejtoria e Policisë së Prilepit në bashkëpunim me zyrtarë policorë nga SPB Manastir kanë kryer bastisje tek J. Q. (51) nga Prilepi.
Gjatë kontrollit iu gjetën tre armë që i posedon me leje, një pushkë gjuetie gjysmë automatike, një karabinë përsëritëse dhe një pistoletë gjysmë automatike, si dhe 395 fishekë të kalibrave të ndryshëm, 17 copë fishekë gjuetie dhe një marrës të lidhur me videokontroll të instaluar në banesë.

Sendet e gjetura janë konfiskuar për shkak të dyshimit për vepër penale nga neni 288 i Kodit Penal. Është konstatuar se personi e ka poseduar armën me leje dhe përkohësisht është konfiskuar, pas së cilës do të vijojë procedura për revokimin e lejes për armë. J. K. i hiqet liria, ndërsa po merren masa për gjetjen e djalit të tij A.Q. dhe për zbardhjen e rastit.

Burimi: alfax.mk

MARKETING

RENT A CAR

arrestohet nje person nga rajoni i prilepit qe gjuajti me arme video 67f23d1140464
Story i mëparshëm

Arrestohet një person nga rajoni i Prilepit që gjuajti me armë (VIDEO)

kqz pranon denoncimin e pd urdheron ps te heqe materialet nga zyra zgjedhore prane kzaz ne delvine ina zhupa shkelen ligjin 67f242730c77d
Story i radhës

KQZ pranon denoncimin e PD, urdhëron PS të heqë materialet nga zyra zgjedhore pranë KZAZ në Delvinë! Ina Zhupa: Shkelën ligjin

Të fundit nga

Qentë ndihmojnë shtatzënat të jenë aktive

Femrat që zotërojnë qen, i plotësojnë më mirë nivelet e aktivitetit të rekomanduar gjatë shtatzënisë. Të gjitha studimet kanë rezultuar se kafsha e njohur zakonisht si “miku më i mirë i njeriut”,
afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë