MPB: Persona të panjohur sulmuan presidentin e FFM-së Muhamed Sejdini

1 minut lexim

 

Ministria e Punëve të Brendshme ka konfirmuar incidetin e sotëm të ndodhur në Shkup ku persona të panjohur sulmuan presidentin e FFM-së, Muhamed Sejdini.

“Më 27.09.2024 rreth orës 18.40 M.S. (55) nga Kërçova, ka denoncuar se para objektit hotelerik në Shkup është sulmuar fizikisht nga disa persona, të cilët gjatë sulmit nuk kanë pasur maska në kokë, ku më pas janë larguar. Ndërmerren masat për gjetjen e sulmuesve dhe për zbardhjen e rastit”, thonë nga MPB./tvklan.mk

Burimi: TV KLAN

Story i mëparshëm

BDI: Rikthimi i rrahjeve për motive etnike është i papranueshëm dhe absolutisht i dënueshëm

Story i radhës

Cilësitë e rëndësishme që tregojnë se një individ meriton respekt

Të fundit nga