mpb me detaje te reja per vrasjen ne

MPB me detaje të reja për vrasjen në Duqanxhik

April 26, 2025
1 minut lexim

Ministria e Punëve të Brendshme ka dhënë informacione të reja lidhur me përleshjen me armë zjarri që ndodhi dje në Duqanxhik të Shkupit, ku humbi jetën 31-vjeçari A.S. nga Shkupi. Sipas Policisë, personat e përfshirë kishin mbërritur në vendngjarje me motoçikletë, ndërsa 31-vjeçari ndërroi jetë në ora 16:00, pasi u dërgua në spital.

“Më datë 25.04.2025 rreth orës 14:00, në SPB-Shkup është raportuar se në Rrugën “Vojdan Çernodrinski” në rajonin e Bit Pazarit ka të shtëna me armë zjarri. Në vendngjarje kanë mbërritur zyrtarë policorë të Stacionit të Policisë Bit Pazar dhe efektivë të Njësisë së Policisë Intervenuese, të cilët kanë konstatuar se ka pasur përplasje me armë zjarri mes dy personave të cilët kanë mbërritur me motoçikletë dhe kanë filluar të qëllojnë në drejtim të një personi që ndodhej tashmë në vendngjarje, pas çka A.S. (31) nga Shkupi ka marrë plagë nga gjuajtjet dhe është u transportuar në Kompleksin Klinik “Nënë Tereza”, ku rreth orës 16:00 ka ndërruar jetë. Në vendngjarje u gjetën disa gëzhoja dhe u dëmtuan disa vitrina nga dyqanet aty pranë, si dhe disa automjete të parkuara”, thonë nga MPB.

Burimi: alfax.mk

MARKETING

RENT A CAR

prokuroria ka mbledhur prova nga vrasja ne bit pazar jane siguruar edhe pamjet nga kamerat e sigurise 680cd32a60e7d
Story i mëparshëm

Prokuroria ka mbledhur prova nga vrasja në Bit Pazar, janë siguruar edhe pamjet nga kamerat e sigurisë

ankete mkd bdi 12 1 vlen bashke me ash taravarit 13 680cd331948db
Story i radhës

Anketë MKD: BDI 12.1%, VLEN (bashkë me ASH, Taravarit) 13%

Të fundit nga

Laert Vasili: PD me Sali Berishën nuk ka!

Polemisti Laert Vasili në një intervistë në emisionin “360 Gradë”, në ABC News komentoi situatën politike në vend, duke u ndalur edhe tek zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Në zgjedhjet mbajtura, Partia Demokratike shënoi

Dy persona infektohen me Lijen e majmunit

21 Shkup, 22 maj – Instituti i Shëndetit Publik informoi se sot për herë të parë në vendin tonë janë konfirmuar laboratorikisht dy raste me linë e majmunit(Monkeypox). Nga ISHP njoftojnë se
ShkoLartë