MPB me detaje rreth ngjarjeve në Vrapçisht: Dy persona kanë përfunduar në stacion policor

September 11, 2024
min lexim

Ministria e Punëve të Brendshme ka dalë me njoftim në lidhje me ngjarjet e sotme në Komunën e Vrapçishtit, në të cilën pati incidente për shkak të punimeve ndërtimore në Kishën afër fshatit Toplicë.

MPB njofton se sot (10.09.2024) në ora 10:00 zyrtarë policorë nga Gostivari, inspektor ndërtimor nga Komuna e Vrapçishtit dhe një firmë e angazhuar gjeodete kanë kryer inspektim të lokacionit ku ndodhet kisha në hyrjen e fshatit.

“Inspektimi është kryer pas raportit të hapur më parë me datë 09.09.2024 nga inspektor urbanistik në komunën e Vrapçishtit për ndërtime pa leje në këtë lokacion, dhe pas kontrollit inspektori ndërtimor ka rrethuar vendin me hekura dhe shirit”.

“Rreth orës 15:00, D.P, në prani të disa qytetarëve, ka hequr përforcimin dhe trasenë, më pas grupi i qytetarëve ka shkuar në Komunën e Vrapçishtit, ku është mbajtur protestë paqësore. Nga D.P. dhe dy persona të tjerë, një pjesë e shiritit është ngulur në derën hyrëse të bashkisë dhe pas disa kohësh D.P. me një grup prej rreth 10 personash hyn në objektin e komunës, për t’u pritur nga kryetari Isen Shabani”.

“Pas disa kohësh, kryetari i komunës pranoi t’i priste, por me kusht që biseda të mos regjistrohej me telefona privatë. Grupi i qytetarëve refuzoi ta bënte këtë dhe kryetari i komunës u kërkoi atyre të largoheshin nga godina. Pasi nuk janë larguar, kryetari i komunës ka kërkuar nga policët që ta lirojnë objektin, pas së cilës policët në stacionin policor të DPB-së në Gostivar kanë urdhëruar grupin e qytetarëve që të largohen nga ndërtesa e komunës, diçka që D.P. dhe një person tjetër refuzoi ta bënte dhe u rezistoi aktivisht policëve. Dy personat janë ndaluar në ambientet e stacionit policor Gostivar dhe pas intervistimit zyrtar me ta dhe konsultimit me prokurorin publik janë lënë të lirë”, thonë nga MPB.

Prej atje apelojnë që qytetarët të përmbahen nga çdo tension lidhur me këtë ngjarje.

“Çdo nxitje e tensioneve ndëretnike dhe ndërfetare qoftë në hapësirën publike apo përmes mediave sociale do të jetë objekt i ndjekjes penale nga Ministria e Punëve të Brendshme. Shoqëria bazohet në respektin dhe tolerancën reciproke, dhe vlerat tona themelore kushtetuese garantojnë se askush nuk ka të drejtë të përdorë çështjet fetare për qëllime ditore politike. Ministria e Brendshme gjatë ditës së nesërme do të zhvillojë takime me të gjithë aktorët që mund të kontribuojnë në zbardhjen e kësaj ngjarje”, thonë nga MPB.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

“Shtratin e kam ‘queen size’, Cubi Metkaj: Kingu po të dojë, ndryshe…, ec çuno

Story i radhës

Projektligji për Byronë e Konfisikimit të Pasurisë nesër pikë e rendit të ditës në mbledhjen e Qeverisë

Të fundit nga

Zemra e Trump-it papritmas bën TikTok

„Sa i përket TikTok-ut, ne do ta ndalojmë atë në SHBA. Unë kam këtë fuqi. Mund ta bëj me një dekret presidencial.“ – Presidenti i ardhshëm i SHBA-së, Donald Trump (78), në
ShkoLartë