Ministria e Punëve të Brendshme mbrëmjen e sotme ka dhënë informacione nga zjarri që kaploi fabrikën e bukës në Manastir. Nga MPB thonë se po intervenohet për shuarjen e zjarrit ndërkaq njoftojnë se për momentin nuk është raportuar për të lënduar.
“Më datë 23.01.2022 në ora 17.20 në SPB Manastir është raportuar se ka zjarr në fabrikën e bukës që ndodhet në pjesën industriale të Manastirit. Menjëherë janë dërguar ekipet e njësitit të zjarrfikësve në Manastir dhe zyrtarë policorë, ndërsa janë marrë masa për shuarjen e zjarrit. Deri më tani nuk raportohet për të lënduar. Punonjësit e policisë në koordinim me njësinë territoriale të zjarrfikësve në Manastir janë duke ndërmarrë masa intensive për shuarjen e zjarrit”, thuhet në njoftim.