MPB me detaje për aksidentin e autoambulancës: Katër persona kanë mbetur të plagosur, njëri në gjendje të rëndë

Katër persona kanë mbetur të lënduar në përplasjen e mbrëmshme në Shkup mes një veture dhe automjetit të shërbimit të urgjencës mjekësore.

Sipas informacioneve të MPB-së, aksidenti ka ndodhur në kryqëzimin e rrugës “Kliment Ohridski” me rrugën “Shën Kiril i Metodij”. Është përplasur një automjet i pasagjerëve “Volkswagen Turan” me targa të Shkupit i drejtuar nga Ç.D.(57) nga Shkupi dhe automjeti “Mercedes” me targa të Kumanovës në pronësi të Shërbimit Emergjent Mjekësor i drejtuar nga V.S.(23) nga Kumanova.

Në aksident ka mbetur i plagosur rëndë drejtuesi Ç.D., ndërsa i lënduar rëndë drejtuesi i mjetit të shërbimit të urgjencës mjekësore, pasagjeri nga i njëjti mjet A.K.(40) dhe personi i cili po transportohej si pacient Zh.C.(72). , të dy nga Kumanova.

Të lënduarit janë transportuar në klinikë ndërsa në vendin e ngjarjes është kryer kontrroll nga MPB.

Burimi: TV21

Story i mëparshëm

Do të jetë rasti i artë i Strakoshës

Story i radhës

Pas hospitalizimit me urgjencë, Jamie Foxx tashmë është zgjuar dhe i vetëdijshëm

Të fundit nga