mpb me apel qytetareve mos bini pre e mashtrimeve me aksidente te rrejshme 67f123ce8ad4b

MPB me apel qytetarëve: Mos bini pre e mashtrimeve me aksidente të rrejshme

April 5, 2025
1 minut lexim

Gjatë periudhës së kaluar në Ministrinë e Punëve të Brendshme, qytetarë kanë denoncuar shumë raste të veprës penale “mashtrimi”, që janë kryer ndaj personave të moshuar, thuhet në një njoftim nga MPB-ja.

Sipas policisë, kryerësit i mashtrojnë personat duke iu lajmëruar përmes telefonit dhe duke u prezantuar si persona zyrtar, shpeshherë zyrtarë të policisë dhe nga ata kërkojnë mjete financiare për t`u liruar nga ndjekja penale të fëmijëve të tyre ose nipërve spo mbesave, me pretendime se pak para kanë bërë aksident trafiku me pasoja vdekjeprurëse.

“Mashtruesit i kontaktojnë viktimat përmes telefonit fiks, por ka raste kur kontaktohen edhe përmes celularit me numër të fshehur, kurse që të jenë më bindës në prapavijë dëgjohet zëri që kërkon ndihmë”, thuhet në apelin e MPB-së.

MPB njofton qytetarët se po ndërmerren masa dhe aktivitete për zbardhjen e rasteve që tashmë janë denoncuar si vepra penale dhe njëkohësisht bën thirrje që qytetarët të mos bëhen pre e këtij lloji të mashtrimeve, kurse nëse kontaktohen, menjëherë ta njoftojnë policinë.

Burimi: alfax.mk

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

jane dhene mbi 10 milione denare per 159 kafshime qensh disa banore jane demshperblyer edhe kater here 67f123cd75c59
Story i mëparshëm

Janë dhënë mbi 10 milionë denarë për 159 kafshime qensh, disa banorë janë dëmshpërblyer edhe katër herë

props ne takime pune ne shkup sllovenia e mbeshtet reformen ne administraten publike te vendit 67f123d19ff18
Story i radhës

Props në takime pune në Shkup: Sllovenia e mbështet reformën në administratën publike të vendit

Të fundit nga

afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë