Në ambientet e fabrikës “Makstil”, sot do të shkatërrohen droga narkotike të konfiskuara.
Siç është paralajmëruar nga Ministria e Punëve të Brendshme, në asgjësimin e drogave narkotike të konfiskuara do të marrë pjesë edhe ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovki.
Shkatërrimi do të bëhet në organizim të Ministrisë së Punëve të Brendshme, Agjencisë për Menaxhim me pronën e marrë dhe Komisionit Shtetëror për Shkatërrimin e Drogave Narkotike.