Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme (06.09.2022), ka kryer kontroll të intensifikuar aksionar në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për sanksionimin e automjeteve që lëvizin me shpejtësi më të madhe se shpejtësia e lejuar, gjatë së cilës janë sanksionuar 252 drejtues mjetesh.
Prej tyre, tetë automjete udhëtonin me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar dhe një automjet me mbi 70 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar.
Në të njëjtën kohë, 122 automjete kanë tejkaluar shpejtësinë në vendbanime, ndërsa 130 jashtë vendbanimit.
Aksionet e intensifikuara të kontrolleve vazhdojnë edhe në ditët në vijim.
“U bëjmë thirrje të gjithë përdoruesve të rrugës që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thuhet në njoftimin e MPB-së.