MPB: Kontrolli i brendshëm po punon për zbardhjen e rastit të marrjes së ryshfetit në “Bllacë”

min lexim

Zëvendësministri për Punë të Brendshme Nazim Bushi mëngjesin e sotëm konfirmoi për TV21 se është arrestuar shefi i turnit në pikëkalimin Bllacë, i cili u kap me kamerë të fshehtë duke kërkuar nga 20 euro për pasagjerët shqiptarë që hynin në Maqedoninë e Veriut. Mësohet se i arrestuari i parë është E.Sh nga Shkupi, shef turni në pikëkalimin mes RMV-ës dhe Kosovës, ndërsa zyrtari tjetër policor që duket në video mësohet se është Z.R. Ndërkaq, nga Ministria e Punëve të Brendshme thonë se hetimi në lidhje me rastin po vazhdon.

“Departamenti për kontroll të brendshëm në koordinim me prokurorinë kompetente që nga mbrëmja e djeshme ka punuar intensivisht për zbardhjen dhe sanksionimin e rastit të ryshfetit nga ana e zyrtarëve policorë në vendkalimin kufitar Bllacë. Pas zbardhjes së rastit dhe sanksionimit të autorëve, do ta informojmë publikun në mënyrë adekuate”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Skandali u zbulua pasi një biznesmen, që merret me transport udhëtarësh denoncoi në emisionin “Stop” në TV Klan Shqipëri, presionin që i bëhet duke i kërkuar ryshfet për një shërbim që duhet të ishte falas dhe që i takon në kufi.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Zaev: Marrëveshja e Prespës ia vlente dhe prapë do të dëshmojë se ia vlen

Story i radhës

Drejtësia sociale si një përpjekje drejt një shoqërie përparimtare

Të fundit nga