mpb kallzime penale per 34 persona fizik dhe 2 juridik 67dd9566408c8

MPB: Kallzime penale për 34 persona fizik dhe 2 juridik

March 21, 2025
1 minut lexim

Kundër 34 personave fizik dhe tre personave juridik janë ngritur dy kallëzime penale për shkaktimin e rrezikut të përgjithshëm, ndërsa një person është dyshuar për marrje ryshfeti, tha Ministri Punëve i Brendshme Pançe Toshkovski, i cili njoftoi se në bashkëpunim me Prokurorinë Publike, kanë përfunduar fazën e parë të procedurës në lidhje me ngjarjen penale juridike për tragjedinë e Koçanit. Toshkovski tha se kjo tragjedi ka thirrur për një mobilizim të plotë të institucioneve.

“Maqedonia duhet të fitojë në betejën kundër korrupsionit sistemik që mori jetët e 59 të rinjve. Kur ndodhi kjo tragjedi, me dhimbje në shpirt premtuam se nuk do të ketë kompromise me drejtësinë dhe do të ketë një hetim të shpejtë dhe të drejtë. E di që ka dyshime nga ana juaj, e di që përvojat e mëparshme kanë qenë të dhimbshme dhe shqetësuese dhe i justifikoj dyshimet tuaja, por theksoj se ky shqetësim është i panevojshëm dhe po e dëshmojmë përmes veprimeve tona se ka një ndryshim dhe se jemi të vendosur ta tregojmë këtë ndryshim me përgjegjësi dhe me përkushtim, dhe jemi të vetëdijshëm se nuk duhet t’ju zhgënjejmë.”, tha Ministri Punëve i Brendshme, Pançe Toshkovski.

Sipas Toshkovskit, policia në bashkëpunim me Prokurorinë do të hetojë çdo detaj lidhur me tragjedinë e Koçanit dhe të gjithë ata që kanë lidhje direket apo indirekte me ngjarjen do të mbajnë përgjegjësi. Ai shtoi se në këto momente, më e rëndësishme nga gjithçka është të tregojmë përgjegjshmëri përmes veprimit.

Burimi: lajme24.mk

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

pabesia profili i nje tradhtari dhe 3 llojet e tradhtareve te persosur 67dd916a129c9
Story i mëparshëm

Pabesia, profili i një tradhtari dhe 3 llojet e tradhtarëve të përsosur

mbi 100 paciente nga zjarri ne kocan trajtohen jashte vendit 12 jane ne turqi 67dd956b06657
Story i radhës

Mbi 100 pacientë nga zjarri në Koçan trajtohen jashtë vendit, 12 janë në Turqi

Të fundit nga

Barça synon transferimin e yllit të Serie A

Klubi katalunas, Barcelona thuhet se është e interesuar për sulmuesin anësor të Atalantas, Ademola Lookman.  27-vjeçari ka shprehur një dëshirë të fortë për t’u larguar nga klubi i tij aktual, me një
afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë