MPB: Kallëzim penal për punonjësen e NP Higjiena Komunale

min lexim

Ministria e Punëve të Brendshme ka ndëmara aktivitete për zbardhjen rastit që ndodhi ditë më parë në N.P Higjienën Komunale – Shkup.

“Në lidhje me veprën penale të denoncuar ”arbitrarizëm” sipas nenit 392 paragrafi 2 të KP-së, e denoncuar më 08.08.2022 nga ana e F.S., gazetar i TV Klan, kurse e kryer nga ana e A.M.B., e punësuar në NP Higjiena Komunale-Shkup në hapësirat e ndërmarrjes publike, janë ndërmarrë masa dhe aktivitete të nevojshme dhe rasti është zbardhur. Nga ana e nëpunësve policorë të Njësitit për Kriminalitet të Dhunshëm-Njësia për Kriminalitet të Dhunshëm, janë ndërmarrë masa dhe aktivitete për dokumentimin e rastit juridiko-penal, gjatë të cilit më datën 09.08.2022 në hapësirat e NJKDH-së pranë SPB Shkup është ftuar A.M.B. e cila e ka marrë telefonin celular e të dëmtuarit F.S. dhe me të njëjtën është kryer bisedë zyrtare në lidhje me veprën penale të denoncuar. Poashtu, më datën 09.08.2022 në hapësirat e NJKDH-së pranë SPB Shkup është ftuar edhe S.K. i punësuar në NP Higjiena Komunale, i cili ka qenë i pranishëm gjatë ngjarjes. Pas konsultimit të kryer me PTHP Shkup, kundër A.M.B. do të parashtrohet kallëzim përkatës”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Incidenti në hapsirat e N.P Higjiena Komunale ndodhi gjatë fillim javës teksa ekipi i TV Klan ishte duke trajtuar temën e largimit të 33 të punësuarve me kontrata nga ndëmrarja në fjalë.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Tregon sherrin me Taren: Ende ndjej dhimbje, shkova në shtëpi dhe qava

Story i radhës

I është kthyer në barrë Juventusit

Të fundit nga