MPB gjatë ditës ka njoftuar se ka parashtruar dy kallëzime penale kundër dy policëve për rastin e pranimi të ryshfetit në vendkalimin kufitar në Bllacë.
“Sektori për kontroll të brendshëm, hetime kriminele dhe standarde profesionale deri te prokuroria kompetente kundër policëve E.Sh. dhe Z.R. do të parashtrojë kallëzim penale për kryerjen e veprës penale “pranim të ryshfetit” në bazë të nenit 357 të Kodit Penal të RMV-sl, kurse do të ngritët edhe procedurë për përcaktim të përgjegjësisë disiplinore. Policët deri te përfundimi i procedurës disiplinore janë larguar nga vendi i punës, në përputhje me dispozitat e Marrëveshjes kolektive të Ministrisë”, thuhet në komunikatën e MPB-së.