MPB: Janë përjashtuar nga qarkullimi nëntë autobusë me parregullsi teknike që transportonin nxënës

December 12, 2022
1 minut lexim

Në territorin e vendit sot në periudhën nga ora 06:00 deri në orën 10:00 është zbatuar kontrolli të automjeteve që kryejnë transport publik të nxënësve, me qëllim të rritjes së sigurinë e nxënësve nga shtëpia deri në shkollë dhe nga shkolla deri në shtëpi, ku janë konstatuar 32 kundërvajtje në komunikacion, ndërsa nëntë automjete janë përjashtuar nga qarkullimi për shkak të parregullsive teknike, bëri të ditur Ministria e Punëve të Brendshme.

Nga MPB-ja paralajmërojnë se kontrollet në komunikacion për rritjen e sigurisë së nxënësve nga shtëpia në shkollë dhe nga shkolla deri në shtëpi do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.

“U bëjmë apel të gjithëve që t’i respektojnë rregullat dhe dispozitat e qarkullimit rrugor dhe në këtë mënyrë të gjithë bashkërisht të kontribuojmë në rritjen e sigurisë së fëmijëve dhe të gjithë neve”, theksuan nga MPB-ja.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Pse duhet të përdorim krem kundër diellit edhe kur jemi shtëpi

Story i radhës

Bilalli Zendeli: Partitë maqedonase e pengojnë procesin e vetingut

Të fundit nga

ShkoLartë