MPB-ja do ta sigurojë Venko Filipçen

February 19, 2022
1 minut lexim

Nga Ministria e Punëve të Brendshme vërtetuan se ish-ministri Venko Filipçe do të ketë sigurim personal edhe pse nuk është ministër në qeverinë aktuale.

Në deklaratë për “Fokus”, nga MPB sqarojmë se qeveritarët mund të kenë sigurim edhe pas përfundimit të funksionit sipas vlerësimit të sigurisë.

“Sigurimi i personaliteteve është e rregulluar me ligj, ndërsa llojet dhe aktivitetet si dhe niveli i sigurimit është në kuadër të MPB-së”, sqarojnë nga policia.

Filipçe theksoi se nuk është kërcënuar me jetë, por vërtetoi se do të ketë sigurim.

“Nuk është e vërtetë se kam pasur kërcënime me jetë. Sigurimi është propozuar sipas vlerësimit të Agjencisë për Siguri Nacionale”, tha Filipçe.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Makina humb kontrollin dhe përplaset me murin në Shkodër, dy të plagosur

Story i radhës

Selektori i Kosovës shpall listën për ndeshjen me Norvegjinë

Të fundit nga

Të hënën reshje intensive shiu në 5 qarqe

Fillimi i javës do të nisi me reshje intensive deri lokalisht shumë intensive në qarqet Vlorë dhe Gjirokastër. Kështu njofton Instituti i Gjeoshkencës në buletinin e tij. Ndërkohë që reshjet intensive do
ShkoLartë