MPB-ja njoftoi se gjatë ditës së djeshme nga ora 12:00 deri në ora 16:00 në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut është kryer kontroll aksionar në automjetet që kryejnë transport publik të nxënësve, për rritjen e sigurisë së nxënësve nga shtëpi në shkollë dhe nga shkolla në shtëpi, ndërsa janë konstatuar dy vepra penale për drejtim mjeti pa leje nga neni 284-a i Kodit Penal dhe 65 kundërvajtje rrugore. Tetë prej tyre kanë qenë për drejtim mjeti pa patentë shofer, një për mosvendosje të rripit… dhe 18 automjete janë dërguar për kontroll teknik. “Kontrollet e aksionit të intensifikuar vazhdojnë edhe në ditët në vijim. U bëjmë thirrje të gjithë përdoruesve të rrugës që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe të kontribuojmë së bashku për rrugë më të sigurta”, thonë nga MPB-ja.
Të fundit nga
Kthesë në seancën e sotme gjyqësore për vrasjet e 14-vjeçares Vanja Gjorçevska dhe 74-vjeçarit, Pançe
Kur bëhet fjalë për ngjitjen e shkallëve të karrierës, disa shenja janë të gatshme të bëjnë
Kryetari i Komunës së Gjilanit Alban Hyseni bashkë me drejtorin për Bujqësi, Bajram Isufin, kanë vizituar
Leonard Ademaj ka thënë se ngritja e një aktakuze më shpejtë për vrasjen e motrës së
Policia ka identifikuar dhe nisur procedim penal për 16-vjeçarin i cili u shfaq në një video,