MPB: Është arrestuar 23-vjeçari, u kap me 320 litra alkool të padeklaruar

October 2, 2023
1 minut lexim

Në pikë e pagesës “Gradsko”, dje në orën 15:20, policia ka arrestuar K.C. (23) nga f. Timjanik-Negotinë.

Nga MPB thonë se gjatë kontrollit të automjetit të pasagjerëve “Mercedes”, të cilin ai e ka drejtuar është gjetur dhe sekuestruar mall për të cilin paguhet akcizë, përkatësisht shtatë tuba me gjithsej 320 litra pije alkoolike pa asnjë dokument.

Personi është në mbajtje në stacion policor, kurse për rastin është informuar Drejtoria e Doganave. Pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tij do të parashtrohet kallëzim përkatës.

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Sa shpesh duhet bërë dashuri për të qenë një çift i lumtur?

Story i radhës

Xhaka zbulon arsyen pse iku nga Arsenali

Të fundit nga

sqmken
ShkoLartë