MPB dhe BSP bastisje në Batincë: Një firmë ndërtimi dyshohet për mashtrim milionash

min lexim

Ministria për Punë të Brendshme po heton një rast në një kompani ndërtimore në Shkup, që dyshohet se ka lidhje me një mashtrim milionash.

SPB Shkup njoftoi se është kryer bastisje në një shtëpi private dhe në objekte të tjera dhe se kundër një personi në Shkup është iniciuar procedurë.

Siç thonë ata, dyshohet për një krim të kryer dhe fitimin me dobi pasurore të kundërligjshme prej 73.700.961,00 denarë.

“Më datë 05.09.2024, nga zyrtarët policorë të Njësisë kundër Krimit Ekonomik dhe Kompjuterik në SPB Shkup në koordinim me punonjësit nga Byroja e Sigurisë Publike dhe institucioneve tjera kompetente me urdhër për gjykimin paraprak të shtëpisë dhe lokaleve të tjera, të lëshuar nga gjyqtari i procedurës paraprake, është kryer kontrolli hetimor në shtëpinë e personit S. V. nga Shkupi, pas një urdhri të lëshuar më parë për kontrollin e lokalit afarist të një personi juridik me seli në fshatin Batincë në lidhje me kallëzim penal për veprën penale të nenit 275-v të Kodit Penal, “Shpërdorimi i procedurës për ftesë publike dhënie e kontratës për prokurim publik ose partneritet publik privat”, ndërsa po mblidhen ende prova shtesë për rastin në fjalë”, thonë nga SPB.

Burimi: tv21

Story i mëparshëm

Fidan: Bashkëpunimi në fushën ushtarake do të vazhdojë fuqishëm, organizata terroriste FETO kërcënim edhe për Kosovën

Story i radhës

Viti i ri shkollor, policia del me njoftimin e rëndësishëm për prindërit dhe mësuesit

Të fundit nga