Ministria e Punëve të Brendshme ka dalë me komunikatë zyrtare për rastin në fshatin Sllatinë ku u gjetën pa shenja jete nëna 36 vjeçare dhe vajza e saj e mitur.
Prej aty thonë se telefonatën për intervenim e kanë pranuar nga mjeku me inicialet T.J, teksa potencojnë se po punohet ne zbardhjen e plotë të rastit.
Komunikata e plotë:
Sot (8 -tetor) rreth orës 14:00 në SPB Tetovë T.J. nga Tearca në cilësinë e mjekut ka raportuar se është thirrur për intervenim në fshatin Sllatinë nga M.Z. nga Sllatona e Tetovës, e cila në shtëpinë e tyre familjare ka gjetur pa shenja jete vajzën e saj K.Sh (36) dhe mbesën e saj të mitur, ku është konstatuar vdekja. Menjëger pad raportimit është vepruar dhe është siguruar vendi ku ekipi nga SPB Tetovë në bashkëpunim me prokurorin publik kanë kryer inspektimin dhe me urdhër të prokurorit trupat e pa jetë të të ndjerëve janë dorëzuar për obduksion, ndërsa bashkëshorti i saj R.Sh. (50) së bashku me djalin e tij të mitur, do të transferohen për ndihmë mjekësore në Spitalin klinik të Tetovës, e më pas personi R.Sh. do të ndalohet në Komisariat për veprime të mëtejshme.
Burimi: TV KLAN