MPB: Arrestohet një person nga Batinca e Shkupit i kërkuar me urdhër qendror

1 minut lexim

Nëpunësit e policisë kanë arrestuar një person nga Batinca e Shkupit, i kërkuar me urdhër qendror për vepra të kryera penale, kumtoi pasdite Ministria e Punëve të Brendshme.

Me datë 25.07.2022 në ora 22:15 në rrugën “Leninova” në Shkup, zyrtarë policorë nga Grupi Operativ Kërkimor në SPB Shkup kanë privuar nga liria personin me iniciale B.R.(24) nga fshati Batincë, Shkup. Ai ishte kërkuar me urdhër qendror nga Prokuroria Themelore Publike Shkup për kryerjen e procedurës hetuese, për shkak të dyshimit për kryerjen e veprave penale nga neni 258 dhe neni 141 të Kodit Penal. Personit i është caktuar masa e ndalimit prej 30 ditësh thuhet në njoftimin e MPB-së./KlanMacedonia/

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Si të ruani kozmetikën në verë: 4 këshilla të dobishme për të shmangur shkrirjen e tyre

Story i radhës

Shkupi shpalos titullarët dhe besojnë te kualifikimi historik ndaj Dinamo Zagreb

Të fundit nga