Të rreme ishin alarmet e sotme për bomba të dërguara në adresën elektronike të 15 shkollave në Shkup, informoi Ministria e Punëve të Brendshme.
“Menjëherë pas marrjes së denoncimeve, nga punonjësit e policisë janë marrë masat për evakuimin e sigurt të objekteve dhe më pas janë kryer kontrolle të hollësishme nga grupet e inspektimit antiterror dhe është konstatuar se bëhet fjalë për kallëzime të rreme”, thonë nga MPB.