MPB: 174 gjoba në Shkup, 49 për tejkalim të shpejtësisë

1 minut lexim

Ministria për Punë të Brendshme (MPB) njofton se ka vazhduar me intensifikimin e kontrolleve në trafik, me çrrastë vetëm në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 174 masa, nga të cilat 49 për tejkalim të shpejtësisë, 18 për drejtim të mjetit nën ndikimin e alkoolit, 10 masa për drejtim automjetit pa patentë shoferi.

Sipas raportit të MPB-së janë shqiptuar  dhe18 masa për mosdhënie përparësi këmbësorëve, 17 gjoba u janë shqiptuar këmbësorëve, tetë motoçiklistëve, gjashtë për përdorim të celularit, pesë sanksione për vozitës fillestarë dhe tre të tjera për makina të paregjistruara.

 

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

“Mekanikut” të 8 grupeve kriminale i bllokohen 5 milionë euro pasuri. Në servisin e tij modifikoheshin makinat që përdoreshin për punët e killerave

Story i radhës

Franca nesër zhvillon zgjedhjet parlamentare – Partia e Macronit prin bazuar në sondazhet

Të fundit nga