Rasti i 11-vjeçares në Prishtinë, ka ngjallur reagime të shumta në trojet shqiptare.
Në mesin e personazheve publike që kanë ngritur zërin në lidhje më këtë rast ka qenë edhe reperi nga Kosova, Mozzik.
Mirëpo, reperi u kritikua nga fansat se nuk ka reaguar për rastet e diskutuara të përdhunimit nga disa artistë.
Me anë të një “InstaStory”, Mozzi tha se ndaj kolegëve të tij nuk ka asnjë vendim nga drejtësia dhe si rrjedhojë asgjë nuk është e provuar.
“Po m’i dërgoni edhe disa artistë, kolegë të mitë, që po supozoni që kanë kryer ngacmime, përdhunime seksuale. Por, deri sot nuk është se kam parë ndonjë vendim të gjykatave apo prokurorëve. Në momentin që shoh diçka të tillë edhe atë do e shpërndaj. Nuk ka rëndësi kush, tek, çfarë është. Ligji është i barabartë”- shkroi ai.