“Kjo verë nuk do të na gjejë beqar”, shkroi Mozzik në një postim në Instagram para disa ditësh duke ndezuar dyshimet se është në një romancë të re.
Dhe me sa duket ky mbishkrim mbi foton e tij nuk ka qenë i rastësishimë, pasi së fundmi po qarkullojnë në rrjet disa foto të tij me një vajzë që dyshohet se është moderatorja Kiara Tito.
Mozzik publikoi para pak ditësh një foto të shkrepur para pasqyrës me këmbën e një vajze, e cila kishte veshur një fustan në ngjyrë jeshil. Reperi vendosi të zbulojë vetëm këmbën dhe veshjen e vajzës duke mos dhënë asnjë detaj më tepër.
Postimi i Mozzik
Por një tjetër foto po qarkullon me shpejtësi në rrjet.
Faqja “Vipat e Bllokut” ka publikuar një Instastory të Mozzik dhe Kiara Titok dhe aludimet se ata mund të jenë në një romancë kanë nisur menjëherë. Bashkëngjitur me storyn e Mozzik shihet edhe një story e Kiara Titos, e cila mban veshur të njëjtin fustan si ‘vajza misterioze’ të cilën publikoi reperi pak ditë më parë.
Foto që po qarkullon në rrjet
Gjithçka mund të jetë rastësi, po pas këtyre fotove në rrjet kanë nisur aludimet.
Kujtojmë këtu që Mozzik ka pasur një lidhje me reperen Loredana, me të cilën ka edhe një vajzë, Hanën. Ndërsa Kiara është përfolur për romancën me këngëtarin Butrin Imeri. Kohë më parë ajo deklaroi se është penduar për lidhjet që ka pasur pa dhënë detaje se për kë bëhet fjalë.