Ditën e Enjte Mozilla lançoi Firefox 131.0.2 në përgjigje të raportimeve se përdoruesit e shfletuesit po vihen në shënjestër të disa sulmeve duke shfrytëzuar një problem sigurie zero-ditore.
Në raportin e fundit të sigurisë së Mozilla, problemi i sigurisë listohet si CVE-2024-9680 i cili fshihet në animacionet CSS.
Një haker i cili shfrytëzon këtë problem sigurie mund të injektojë dhe ekzekutojë kod arbitrar të dëmshëm. U zbulua nga hulumtuesi i ESET Damien Schaeffer ndërsa Mozilla po mban detaje e fshehura për të shmangur sulme të mundshme ndaj shfletuesit të saj.
Zakonisht Firefox përditëson shfletuesit automatikisht në momentin që rihapet. Nëse nuk keni kaluar në versionin 131.0.2, mund të shkoni në Help > About Firefox për të nisur kontrollin për përditësime dhe shkarkuar përditësimin manualisht.
/PCWorld Albanian
Burimi: pcworld.al