mozilla i jep fund mbeshtetjes se firefox ne windows 7 dhe 8 647dc0562936e

Mozilla i jep fund mbështetjes së Firefox në Windows 7 dhe 8

June 5, 2023
1 minut lexim

Firefox së shpejti nuk do të ofrojë më mbështetje për Windows 7, 8, 8.1 dhe macOS 10.12, 10.13 dhe 10.14 njoftoi Mozilla Foundation.

Për një periudhë të shkurtër, versionet ESR dhe LTS do të jenë të disponueshëm deri në momenti që të mbarojë në 2024.

Versioni i fundit i Firefox që do të mbështetë sistemet operative është Firefox 115 që është planifikuar në fillim të Korrikut 2023. Zhvilluesit shpjegojnë se Microsoft tashmë i ka dhënë fund mbështetjes për Windows 7, 8 dhe 8.1 në Janar dhe nuk ka më përditësime sigurie edhe për probleme të njohura.

Mozilla Foundation konsideron përdorimin e këtyre sistemeve operativ të rrezikshme. Një situatë e ngjashme aplikohet edhe për tre versionet e macOS. Mozilla Foundation garanton mbështetje për Firefox ESR 115 deri në Shtator të 2024.

Përdoruesit e prekur nuk do të mund të kalojnë në shfletues të tjerë se Microsoft Edge dhe Google Chrome i ka dhënë fund mbështetjes kohë më parë për Windows 7 dhe Windows 8.

/PCWorld Albanian

BURIMI: PCWORLD.AL

MARKETING

RENT A CAR

shenon renie numri i martesave ne maqedonine e veriut 647db8c8c91d8
Story i mëparshëm

Shënon rënie numri i martesave në Maqedoninë e Veriut

portugali fillon pilot projekti 4 dite pune ne jave 647dc0c1e9319
Story i radhës

Portugali, fillon pilot projekti 4 ditë punë në javë

Të fundit nga

ShkoLartë