“Može”, “gjuhë e çuditshme”, Rama gazetares: Për shkak të Ballkanit të Hapur kam mësuar ca fjalë

Kryeministri Edi Rama është pyetur disa herë në Podgoricë pas takimit me Kryeministrin e Malit të Zi Dritan Abazoviq për Ballkanin e Hapur.

Aty ka thënë se kjo nismë nuk është kompani e tij private që ai ta hapë apo mbyllë.

Rama ka theksuar se ai e ka dhënë vetëm një opinion të tij kur ka thënë se Ballkani i Hapur e ka mbyllur misionin e tij.

Kur gazetaret kanë insistuar të pyesin më shumë, Rama ka thënë ‘može’ (mundeni), duke shtuar se për shkak të Ballkanit të Hapur “kam mësuar disa fjalë nga gjuha e juaj e çuditshme”.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Kremrat nuk janë e vetmja mbrojtje ndaj diellit, produktet tjera që luajnë një rol të rëndësishëm

Story i radhës

“Nuk shkova në Prishtinë për tu martuar me Kurtin”, Rama flet për refuzimin e kryeministrit të Kosovës: S’kam asnjë problem personal

Të fundit nga