Vullnetarët perëndimorë të Mozartit luftojnë milicinë ruse të Wagnerit. Është kjo historia e një kompanie private të themeluar pas pushtimit rus të Ukrainës nga një ish-kolonel i Marinës.
Drejtues i grupit është ish-koloneli i marinsave amerikanë, Andrew Milburn, i cili mbërriti në Kiev pas pushtimit rus. Kompania përfshin amerikanë, lituanezë, britanikë dhe polakë, të cilët janë të përfshirë kryesisht në trajnimin e zboristëve ukrainas.
I pagëzuar me emrin “Mozart, ky batalion i është kundërvënë mercenarëve Wagner që luftojnë nga ana tjetër.
Protagonisti kryesor i “Mozart” është Andrew Milburn, i lindur në Hong Kong, i rritur në Londër dhe i transferuar në Shtetet e Bashkuara për të shërbyer në radhët e Korpusit të famshëm, duke u bërë përfundimisht kolonel.
Ai qëndroi atje për 31 vjet, duke marrë pjesë gjithashtu në fushatën për përmbysjen e Shtetit Islamik në Irak: këtu, që nga viti 2015, ai koordinoi një task forcë perëndimore, duke përfshirë Paras italiane të Kol Moschin midis ushtrisë së përfshirë.
Pasi e mbylli atë përvojë, ai la – të paktën zyrtarisht – uniformën e tij në vitin 2019, duke gjetur një flamur të ri për të luftuar: atë ukrainas. Detari është zhvendosur në Kiev dhe është një nga shumë të huajt në Legjionin Ndërkombëtar.
Erdhën ish-ushtarë, por edhe njerëz pa përvojë dhe të armatosur vetëm me guxim. Autoritetet, për arsye propagandistike, hapën dyert, pastaj i hapën ato, duke bërë një përzgjedhje më të kujdesshme, për të tërhequr ata me aftësi dhe për të shmangur të papriturat.
Kjo, pasi ekziston rreziku i infiltruesve dhe i përfshirjes së individëve të papërshtatshëm.
Pikërisht në këtë pikë Milburn themeloi Mozartin, për të mbuluar një aspekt vendimtar të luftës: atë të trajnimit të trupave ushtarake ukrainase.
Një batalion shtesë e atyre kontigjentëve që përbëhet nga “këshilltarët” amerikanë, kanadezë, polakë dhe lituanezë që nga viti 2015. Në disa intervista, Milburn shpjegoi detyrat e njerëzve të tij, kryesisht amerikanë dhe britanikë: teknikat e qitjes me snajper, neutralizimi i pajisjeve të improvizuara, taktika, lëvizje të sigurta, ndihma e pare etj.
Ish-marinsi mohon çdo lidhje me Uashingtonin dhe pretendon se “firma” e tij financohet nga donatorë privatë: është një dallim formal, i cili lejon punësimin e qytetarëve amerikanë pasi Presidenti Biden deklaroi se ushtarët amerikanë nuk do të vendoseshin në territorin ukrainas.
Jo “çizme ushtari në tokë”, është pozicioni i Shtëpisë së Bardhë, por ndoshta në këtë rast kemi të bëjmë me “atlete në tokë”, që është një prani “e lehtë”: ekipe të forcave speciale të maskuara, ndoshta paraushtarakët e CIA-s, me mision të fshehtë dhe me dokumente identifikimi nga vende te tjera.
Në anën tjetër të “gardhit”, Moska ka bërë tashmë lëvizjet e saj duke përfshirë elementë të shumtë të kompanisë Wagner, të lindur pikërisht për të dërguar njësi profesionistësh jashtë vendit dhe të lidhur me oligarkun Evgeny Prigozhin, apo siç quhet: “kuzhinieri i Carit”, i cili menaxhon kateringun në Kremlin.
Për Putinin ata janë “qytetarë privatë” që kanë bërë një zgjedhje personale: nëse vriten, nuk është sepse shteti i ka dërguar të vdesin.
Përdorimi i tyre është fleksibël: ata mund të marrin pjesë në luftime, janë truproja të komandantëve, stërviten etj. Ky kontigjent pati një rol mbështetës në vendet mike të Rusisë: si në Siri, Mozambik, Libi, Afrikë Qendrore, Mali dhe tani Ukrainë, ku ndodhen të paktëen 1 mijë uhstarë mercenarë. Atyre ju janë bashkuar edhe trupa sirianë dhe etiopianë.