mourinho tottenhami me shkarkoi pa arsye 627a6b627200c

Mourinho: Tottenhami më shkarkoi pa arsye

May 10, 2022
1 minut lexim

Trajneri i Romës, Jose Mourinho është rikthyer të flasë për kohën e shkarkimit nga Tottenhami.

Në një intervistë të dhënë për “Sky Sports”, portugezi foli për periudhën kur ishte në krye të “Spurs”, nga nëntori i 2019-ën deri në prill të 2021-s, kur edhe u shkarkua nga drejtuesit e klubit.

Por, sot e asaj dite Mourinho e vlerëson të paarsyeshëm atë vendim të drejtuesve të Tottenham: “Jam në pjekurinë e karrierës dhe jetës sime, duke mos pasur më ndjenja të këqija.

Thjesht përpiqem të pranoj gjërat ashtu siç janë,por po, më dhemb. Këtë herë nuk mund të them se jam i privilegjuari sepse më ka ndodhur mua. Megjithatë për një djalë me karrierën dhe historinë time, mendoj se ishte një gjë e çuditshme që ndodhi”, ka theksuar Mourinho.

Tottenhami është i vetmi klub në karrierën e tij, ku Mourinho nuk ka arritur të fitojë një trofe.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

bekteshi balluku projektet e energjise dhe infrastruktures mes maqedonise se veriut dhe shqiperise jane te nje rendesie te madhe rajonale 627a67dbd3580
Story i mëparshëm

Bekteshi – Balluku: Projektet e energjisë dhe infrastrukturës mes Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë janë të një rëndësie të madhe rajonale

43 te ekzekutuar me thika ne trazirat mes bandave rivale ne burgun e mbipopulluar te ekuador 627a6ba2cc5e1
Story i radhës

43 të ekzekutuar me thika në trazirat mes bandave rivale në burgun e mbipopulluar të Ekuador

Të fundit nga

ShkoLartë