Mourinho: Tani Roma është një skuadër tjetër

April 6, 2022
1 minut lexim

Mbrëmjen e së enjtes, Romën e pret impenjimi në çerekfinalen e Conference League ndaj Bodo/Glimt.

Por, kjo përballje në transfertë ndaj norvegjezëve nuk sjell kujtime të bukura për italianët, të cilët u ndeshën me Bodo/Glimt edhe më herët në këtë kompeticion kur ishte faza e grupeve, teksa pësuan një humbje turpëruese me shifrat 6-1.

Megjithatë, në konferencën për shtyp para kësaj sfide, trajneri i verdhekuqve, Jose Mourinho theksoi se tashmë skuadra e tij është tjetër, ndërsa shtoi se i vjen keq që në Europë kanë mbetur vetëm Roma dhe Atalanta nga ekipet italiane.

“Jam i kënaqur që rikthehem këtu dhe shpresoj të na shkoj më mirë se herën e fundit. Mua nuk më pëlqejnë fushat sintetike, futbolli luhet në bar natyral, përndryshe flasim për një tjetër lloj sporti.

Por, nuk ka justifikime as me fushën dhe as me motin, janë dy ndeshje dhe ne duam të shkojmë në gjysmëfinale. E respektojmë Bodon sepse janë një skuadër dhe këtë e kanë treguar edhe në Olimpico.

Por, do të jetë një ndeshje ndryshe nga ajo e tetorit sepse Roma ka ndryshuar.

Shumë lojtarë nuk janë më, në tetor ishte një dramë. Të humbasësh 6-1 është më shumë se një humbje, por ne duam të vazhdojmë para dhe tashmë mendojmë vetëm të sigurojmë gjysmëfinalen.

Vetëm Roma dhe Atalanta nga italianet? Më vjen keq, do të doja të ishin edhe skuadra të tjera italiane në Europë”, u shpreh Mourinho.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Spasovski: Sulme hibride gjatë regjistrimit, e dimë nga kanë ardhur, por nuk e dimë se kush i ka porositur

Story i radhës

Të martuar dhe flemë në shtretër të ndarë, pse çiftet po shkojnë drejt kësaj zgjedhjeje?

Të fundit nga

Flick me fjalë të mëdha për Pedrin

Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick nuk kurseu fjalët e mira për yllin e tij, Pedrin. Ndonëse humbën në derbi ndaj Atletico Madridit, Pedri kishte shënuar gol dhe Flick lavdëroi spanjollin për paraqitjen
ShkoLartë