Mourinho nuk e grumbulloi për ndeshjen me Torinon

1 minut lexim

Deklarata e fortë e José Mourinhos pas barazimit me Salernitanën, se kishte “një tradhtar në skuadër”, u shoqërua 24 orë më pas me zbulimin e emrit të futbollistit.

Bëhej fjalë për holandezin Karsdorp, të cilit trajneri luzitan i kishte kërkuar të gjente një skuadër tjetër në janar.

27-vjeçari, nuk u grumbullua nga Mourinho për përballjen me Torinon, çka vërteton atë që zbuloi media, pra që futbollisti “tradhtar” ishte Karsdorp.

Futbollisti, pas këtij vendimi, është larguar me familjen e tij drejt Holandës, duke u paraprirë pushimeve që Mourinho kishte planifikuar t’i jepte skuadrës së tij gjatë Kupës e Botës.

Menaxheri i përgjithshëm i Romës, Tiago Pinto, deklaroi se “duhet të vendosim Romën dhe interesat e saj mbi të gjitha. Ne vendosëm që gjëja më e mirë për të gjithë ishte që ai të mos ishte në ndeshjen me Torinon”.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Bebe Rexha fiton çmimin për bashkëpunimin më të mirë me David Guetta në MTV EMA

Story i radhës

I ftohtë i acartë dhe kushte të tmerrshme, “copëza” jete nga vuajtjet që kalon e moshuara që iu shemb shtëpia nga tërmeti

Të fundit nga