​Mourinho: Në skuadër kam një lojtar jo profesionit, i thash të largohet menjëherë

November 10, 2022
1 minut lexim

Trajneri i Romës, Jose Mourinho thotë se i ka thënë një prej lojtarëve të tij që të largohet nga klubi pas barazimit të së mërkurës me Sassuolon.

Portugezi ishte tejet i tensionuar pasi pa skuadrën e tij të humbiste pikë kundër Sassuolos të mërkurën në Serie A. 

Tammy Abraham shënoi golin e tij të parë në ligë që nga shtatori për të kaluar mysafirët në avantazh pas 80 minutash, por Sassuolo u kundërpërgjigj pesë minuta më vonë për të rrëmbyer një pikë.

“Ishte një skuadër që donte të fitonte kundër një kundërshtari të fortë, më vjen keq që përpjekjet e skuadrës u tradhtuan nga qëndrimi i një lojtari joprofesionist”, tha ai për “DAZN”. 

“Një qëndrim joprofesional që nuk është i drejtë me shokët e tij, kjo është ajo që më zhgënjen. Një pikë në udhëtim nuk është rezultat negativ dhe jam i kënaqur me qëndrimin e përgjithshëm të skuadrës sime.”, vazhdoi Mourinho.

Megjithatë, “Special One” nuk pranoi të zbulojë identitetin e lojtarit: “Nuk do t’ju them. Kisha 16 lojtarë në fushë sonte dhe më pëlqeu qëndrimi i 15 prej tyre. Në janar, ai duhet të gjejë një klub tjetër.”

Nuk është plotësisht e qartë se kujt i drejtohej Mourinho me komentet e tij, por ai i bëri të qarta idetë e tij përpara afatit kalimtar të janarit. Mourinho ka përjetuar një javë zhgënjyese pasi pa skuadrën e tij të mposhtur nga Lazio të dielën dhe më pas humbi pikë përsëri në Sassuolo.

Skuadra e Mourinhos luan ndeshjen e fundit në Serie A para Kupës së Botës të dielën në Torino.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Komunikacioni zhvillohet pa pengesa

Story i radhës

Digjen dy makina gjatë natës në Vlorë

Të fundit nga

​Netanyahu do t’i nënshtrohet operacionit

​Netanyahu do t’i nënshtrohet operacionit Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu do t’i nënshtrohet një operacioni për heqjen e prostatës, njoftoi zyra e tij. 75-vjeçari u diagnostikua me një infeksion urinar si pasojë e
ShkoLartë