​Mourinho merr një tjetër përforcim: Wijnaldum në pragun e Romës

1 minut lexim

Lojtari i Paris Saint-Germain dhe i kombëtares holandeze, Georgino Wijnaldum dëshiron të vazhdojë karrierën e tij te Roma, raportojnë mediat italiane.

Trajneri i Romës, Jose Mourinho, dëshiron të forcojë stafin e lojës përpara fillimit të sezonit të ri, pasi në Romë deri më tani kanë mbërritur Nemanja Matiq, Mile Svilar, Zeki Celik dhe Paulo Dybala.

Mediat italiane raportojnë sot se Wijnaldum është në pragun e Romës dhe transferimi mund të përfundojë së shpejti. Holandezi vendosi të largohej nga Paris Saint-Germain pas vetëm një sezoni, pasi pranoi të ndahej me drejtuesit e kampionit francez.

Mbetet për t’u përcaktuar nëse Wijnaldum do të shkojë në huazim apo nëse kontrata do të blihet nga një klub tjetër. Mediat italiane raportojnë se presidenti i Romës, Dan Friedkin është i përfshirë drejtpërdrejt në negociatat me kampionët francezë.

Wijnaldum (31) erdhi në PSG vitin e kaluar nga Liverpool-i, dhe ai ka kontratë me klubin parisien deri në vitin 2024. Para Liverpool-it, ai ka luajtur për Newcastle, PSV dhe Feyenoord.

Futbollisti holandez sezonin e kaluar luajti 38 ndeshje me fanellën e “Saints” dhe shënoi tre gola.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Caktohet seanca kuvendore për 5 ambasadorë!

Story i radhës

Çfarë?! Blerim Destani zbulon vendimin e Noizyt, i kërkon ta mendoj mirë!

Të fundit nga