mourinho kumbulla na ka lene pa opsione 65679d4edc01a

Mourinho: Kumbulla na ka lënë pa opsione

November 29, 2023
1 minut lexim

Roma rikthehet në Europa League teksa verdhekuqtë luajnë të enjten në transfertën zviceriane përballë vendasve të Servette.

Trajneri Jose Mourinho në konferencë për shtyp theksoi vështirësitë në prapavijë për shkak të opsioneve të pakta, ku nuk harroi të përmendte edhe mbrojtësin e kombëtares,

Marash Kumbulla që është në fazat e fundit të rikuperimit nga një dëmtim i rëndë.

Ndër të tjera, portugezi shtoi se pret një mesazh të fortë nga ata lojtarë që nuk kanë pasur shumë minuta deri në këtë pikë të sezonit.

“Do të mendojmë vetëm për të fituar ndeshjen, ndoshta do të na duhet edhe golavarazhi për të marrë kreun e grupit.

Por, këtë do ta bëjmë në ndeshjen e fundit nëse është nevoja.

Ndaj, Servettes duhet të fitojmë fillimisht.
 

Në të kaluarën kam pasur eksperienca të këqija nga lojtarë të cilët i kam aktivizuar dhe nuk më kanë dhënë përgjigjet e duhura. Pres një mesazh të fortë nga ata që kanë luajtur pak këtë sezon.

Kemi pak vështirësi në prapavijë, mungon Kumbulla dhe kam pak opsione, të mos harrojmë edhe Abraham që mbetet jashtë.

Kam bërë një grumbullim me lojtarët dhe i kam bërë të ditur se sa ndeshje e rëndësishme është”, u shpreh Mourinho.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

zjarr ne shtepine e te moshuarve ne fier disa prej tyre perfundojne ne spital 65679c1ee7086
Story i mëparshëm

Zjarr në shtëpinë e të moshuarve në Fier, disa prej tyre përfundojnë në spital

papergjegjesia e pushtetit lokal ne podujeve dhe e ministrise se transportit ndaj qytetareve te llapit 65679d5ce48e1
Story i radhës

Papërgjegjësia e pushtetit lokal në Podujevë dhe e Ministrisë së Transportit ndaj qytetarëve të Llapit!

Të fundit nga

​Dita Ndërkombëtare e Telekomunikacionit

17 Maj shënon përvjetorin e nënshkrimit të Konventës së parë Ndërkombëtare Telegrafike dhe krijimin e Unionit Ndërkombëtar të Telekomunikacionit. Dita Botërore e Telekomunikacionit është festuar çdo vit më 17 maj nga viti

Horoskopi i datës 17 maj 2025

Dashi Ambicia do jete me tepricë gjatë kësaj dite. Do rishikoni edhe disa projekte që keni bërë më parë dhe do ndreqni gjithçka. Nëse keni një lidhje do keni një ditë të
ShkoLartë