Roma ka marrë një barazim 1-1 në transfertën e sotme kundër Juventusit.
Goli që nxorri me pikë verdhekuqtë nga stadiumi u shënua nga Tami Abraham pas një asisti nga Paolo Dibala. Abraham është shprehur i kënaqur pas ndeshjes për golin e shënuar, por duket se intervista e sulmuesit anglez nuk i ka pëlquer Jose Mourinho.
Trajneri portugez ka veçuar Dibalën në konferencë për shtyn, ndërsa në krahun tjetër tregohet i ashpër me Tami Abrahamin, për të cilin shprehet se luajti një lojë të tmerrshme.
“Ai (Dibala) bën gjithmonë diferencën. Njerëzit mendojnë se ai bën mirë kur shënon ose jep asist.
Sot bëri diferencën. Është një pikë referimi për ekipin. Tashmë kam parë Abrahamin të japë intervistë. Ai e bëri të duket sikur ka luajtur një ndeshje të madhe, por ishte i tmerrshëm”, ka deklaruar Mourinho.