Roma e Mourinhos fitoi ndaj Juventusit me rezultatin 1-0 duke u rikthyer në vendin e katërt. Gjithsesi, Mourinho e ka mendjen te humbja ndaj Cremoneses ende.
“Jam ende i hutuar nga mënyra se si lujtëm ndaj Cremoneses. Natyrisht që jam i kënaqur me fitoren, por unë akoma nuk e kam tretur humbjen e kaluar sepse ishte një mur i vështirë për t’u kapërcyer. Ne duhej të mbanim më hsumë topin, duke u mbrojtur më poshtë për të shmangur kundërsulmet e tyre.”
Mourinho konfirmoi marrëdhënien e mirë me Allegrin: “Ne bëjmë mjaft shaka me njëri tjetrin, kemi kohë që flasim bashkë përmes mesazheve. Duhet të respektoj zhgënjimin e tij, por më pëlqen se si luan Juventusit dhe jam i lumtur që i kemi larg tashmë me renditje.
Kur luajmë kështu, mund të arrijmë në Champions League, por kurrë nuk e dimë se cila Romë do të dalë në fushë. Ne duhet të jemi të vetëdijshëm për kufijtë tanë” u shpreh trajneri portugez.