Motta piketon mbrojtësin e Bolognës

October 4, 2024
1 minut lexim

Trajneri i Juventus, Thiago Motta, ka patur sot një takim me drejtuesit e klubit për të diskutuar mundësinë e afrimit të një lojtari që do të zëvendësojë Bremer.

Ky i fundit u dëmtua dy ditë më parë në Champions League.

Bremer do të qëndrojë për një kohë të gjatë jashtë fushave, madje përflitet se sezoni është i mbyllur për te. Mësohet se emri i sugjeruar nga trajneri i Juventus për drejtorin sportiv Giuntoli do të ishte ai i holandezit Sam Beukema.

Qendërmbrojtësi luan me Bologna në Serie A, një lojtar që Motta e njeh mirë, pasi e ka patur në ekip sezonin e kaluar. 25-vjeçari holandez ka një kontratë me Bologna, e cila skadon në 2027-ën.

Juventus do të provojë të marrë mbrojtësin në merkatonm e dimrit, ndërkohë që kjo mund të kushtojë klubi bardhezi 20 milionë euro.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Apple lëshon përditësimin befasues të iOS 18.0.1 për përdoruesit e iPhone

Story i radhës

Zgjeroni botën tuaj me Galaxy AI

Të fundit nga

Mexhiti: “Po vjen era shtet”

Zv/kryeminsitri i parw Izet Mexhiti refuzoi tw komentojw deklaratat e e LSMD-së, të cilët thonë se ikjen e Grubit e organizoi BDI-ja dhe VMRO-ja. “E tash nuk do të hyjë në komentim
ShkoLartë